75 Mall Live Search
07:32 / E Premte, 08 Shtator 2023 / L K

Moti sot, temperaturat deri në 29 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të jetë dita më e nxehtë e javës.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 29 gradë Celsius, teksa parashihen vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Po ashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.