Njësia speciale bastis ambientet e fabrikës “Lola” në Zubin Potok

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës rreth orës 10:00 janë duke e kryer bastisje në ambientet e fabrikës së veglave “Lola” në Zubin Potok, bëjnë të ditur mediat serbe, kosovo-online.
Thuhet se se njësitet e speciale të policisë aktualisht janë duke u bërë kontroll në objektin dhe zonën e fabrikës.
Kjo fabrikë është e boshatisur dhe nuk punon prej vitesh.
Për momentin nuk dihet se çfarë po kërkon policia dhe tashmë një aksion të ngjashëm ka kryer edhe në këtë fabrikë.
