75 Mall Live Search
16:22 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rekord: VW arrin të prodhojë 6 milionë vetura brenda një viti

Volkswagen padyshim është njëra nga markat më të fuqishme në botën e automobilizmit, e cila ka mbi 60 modele që prodhon në 50 fabrika, të cilat janë të shpërndara në 14 shtete të ndryshme të botës.

VW është kompania që shet më së shumti vetura në botë me modelet e tyre.

Kur jemi tek shitjet dhe prodhimi, VW pritet të shënoj një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm.

Edhe pse nuk është arritur ende, kompania thotë se do të prodhoj veturën e 6 miliontë deri në fund të 2017, pra pas 2 ditësh.

Modelet Polo, Golf, Jetta e Passat kanë qenë më të shiturit e VW në 2017-ën, së bashku me modelin Santana i cili ofrohet në shumë versione në Kinë.

Volkswagen deri tani ka shitur mbi 150 milionë vetura, ndërsa brenda vitit 2017, kompania thotë të ketë prodhuar 6 milion vetura. /IndeksOnline/