75 Mall Live Search
10:01 / E Shtunë, 09 Shtator 2023 / Gj. Sh

Gjyqtari i njohur spanjoll ndan drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Poloni

Kombëtarja e Shqipërisë, të dielen zhvillon ndeshjen e radhës në kualifikimet për kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Kuqezinjët do të jenë nikoqirë të Polonisë, në ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45, shkruan IndeksOnline.

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Spanja për ta ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.

Gjyqtar kresor do të jetë José María Sánchez, kurse ndihmësit e tij do të jenë Raúl Cabañero dhe Iñigo Prieto.

Guillermo Cuadra do të jetë gjyqtari i katërt.

Carlos del Cerro Grande do të jetë në dhomën e VAR-it, bashkë me asistentin e tij Cesar Soto Grado./IndeksOnline/