Ujësjellësi me njoftim, këto vende do të mbesin nesër pa uj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ka njoftuar se nesër nga ora nga ora 09:00-15:00 nuk do të kenë furnizim me ujë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas KRU-së, kjo ndëprerje do të bëhet për shkakë te disa riparime.
“Ju njoftojmë se nesër më 10.09.2023 është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë.
Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë”, është thënë në njoftim.