75 Mall Live Search
23:25 / E Shtunë, 09 Shtator 2023 / L K

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, vritet 41-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Leartiad Lekaj, i datëlindjes 02.04.1982.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat, ku autorët kanë qenë me një mjet tip Audi A6. Nga makina ka dalë një person i cili ka qëlluar mbi 41-vjeçarin.

Sakaq në fshatin Kotë është raportuar për një makinë të djegur e cila dyshohet të jetë e autorëve.

Policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.