Ademi: Xhaka e Shaqiri janë bijtë tanë, s’kemi ku i qojmë

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka folur pas barazimit të Kosovës me Zvicrën.
I pari i futbollit kosovar ka komentuar pritjen e tifozëve të Kosovës për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Ademi tha se ata janë dy bijtë e Kosovës dhe e përfaqësijnë vendlindjen e tyre si është më së miri.
“Janë bijtë tanë, s’ke ku i qon. Normal do të ishte më mirë që ta përfaqësonin Kosovën. Por edhe me Zvicrën po e përfaqësojnë Kosovën qysh është më së miri”, ka thënë Ademi pas ndesjes. /IndeksOnline/