Kryetari i Suharekës fotografi me familjen për Vitin e Ri! “Shkëlqejnë” dy vajzat e tij (Foto)
Ka mbetur vetëm edhe një ditë në festën më të madhe të vitit, atë të ndërrimit të motmoteve. E kësaj feste i gëzohen të gjithë, madje edhe politikanët, shkruan Indeksonline.
Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka realizuar disa fotografi me familjen e tij me rastin e Vitit të Ri, ndërsa ajo që bie në sy janë dy vajzat e tij bukuroshe.
Me ç’rast ai ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.
Ky është urimi i të parit të Suharekës:
Familja mbetet gjithmonë më e veçanta në jetë.
Ne punojmë dhe lutemi çdo ditë, që ajo të mbetet e shëndoshë dhe e lumtur.
Urime Viti i ri 2018 !