“Tërmet” te Gjermania, shkarkohet Hansi Flick bashkë me asistentët

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka vendosur të shkarkoj nga detyra trajnerin e Kombëtares A, Hansi Flick.
Së bashku me kryetrajnerin janë shkarkuar edhe dy asistentët e tij, Marcus Sorg dhe Danny Röhl.
Vendimi për shkarkimin e Flick erdhi pas humbjes dhe lojës shumë të dobët kundër Japonisë.
Rudi Voller do të marrë postin e tij si trajner i përkohshëm derisa Federata Gjermane të emërojë zëvendësuesin e tij të përhershëm. /IndeksOnline/