75 Mall Live Search
21:00 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / LB

Cilat janë pritjet nga takimi i Kurtit me Vuçiqin më 14 shtator në Bruksel?

Pas tri ditësh në Bruksel do të mbahet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Ky takim po mbahet në kohën kur po diskutohet shpallja e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit.

Por, cilat janë pritjet nga ky takim?

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj thotë se takimi i 14 shtatorit më tepër do t’i shërbeje Brukselit në përpjekje për të mbuluar dështimin e vet karshi zbatimit të marrëveshjes për të cilën është garantues Bashkimi Europian.

“BE nuk ia ka dale të bind Kosovën që kryetarët e katër komunave në veri të dorëhiqen, siç nuk ia ka dale as te pengojë Serbinë në veprimet e veta destruktive karshi Kosovës, siç është dërgimi i armeve në veri. Përkundër deklarimeve publike, duket se as Kurti, as Vuçiq nuk janë të interesuar që të zbatohet marrëveshja për të cilën janë pajtuar. Në një situate të tillë, nuk ka vullnet për t’i çuar gjërat përpara”, ka thënë Mushkolaj për IndeksOnline.

Më tutje, ai thotë se takimi në Bruksel s’ka se si të prodhoje më shumë sesa përkushtimin e aktereve se dialogu do të vazhdojë.

“BE nuk e ka fuqinë që palëve t’iu imponoje zgjidhje të qëndrueshme”, ka shtuar ai.

Një ditë më parë, emisari i BE-së, Mirolav Lajçak ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka zhvilluar disa takime për përgatitjet e takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Në anën tjetër, qeveria e Kosovës, përkatësisht ministria e Pushtetit Lokal ka përfunduar udhëzimin e ri adminsitrativ që mundëson shkarkimin e kryetarëve të komunave përmes peticionit./IndeksOnline/