Armenët kopjojnë Ballist Morinën, shfaqet droni në ndeshjen ndaj Kroacisë

Ndeshja e 14 tetorit 2014 në mes të Serbisë dhe Shqipërisë dha një nga spektaklët më të bukura që ka njohur futbolli.
Një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit fluturoi mbi stadiumin e Beogradit për disa minuta, shkruan Indeksonline.

Një gjë e tillë ndodhi edhe sot në ndeshjen në mes të Armenisë dhe Kroacisë.
Droni i cili mbante flamurin e Republikës së Arsakhut fluturoi mbi stadiumin ku po zhvillohej ndeshja kualifikuese.
Chants of “Artsakh, Artsakh” heard from Republican Stadium in Yerevan, Armenia as the Armenian National team plays against Croatia in the Euro 2024 qualifiers. #ArtsakhStrong #OpenArtsakh pic.twitter.com/zk7zc8IuWs
— 301🇦🇲 (@301arm) September 11, 2023
Artsakh, zyrtarisht Republika e Artsakhut ose Republika e Nagorno-Karabakut është një shtet i shkëputur në Kaukazin e Jugut, territori i të cilit njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Fans of the Armenian national team launched a drone with the Artsakh flag over the football field during the Armenia-Croatia match pic.twitter.com/Q9ATkTQUkQ
— 404 Intel (@404Intel) September 11, 2023
Rajoni i Nagorno-Karabakut i populluar me shumicë armene u pretendua nga Azerbajxhani dhe Armenia kur të dy vendet u bënë të pavarura në 1918 pas rënies së Perandorisë Ruse.
Në prag të rënies së Bashkimit Sovjetik në fund të viteve 1980, rajoni u rishfaq si një burim mosmarrëveshjesh midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, mosmarrëveshje këto që ende krijojnë trazira dhe probleme në mes të dy vendeve. /IndeksOnline/