75 Mall Live Search
22:46 / E Martë, 12 Shtator 2023 / C E

Xhaka e Shaqiri e mposhtin Andorrën, ua mbyllin gojën kritikëve zviceran

Zvicra ka mposhtur Andorrën me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së gjastë të kualifikimeve për Euro 2024.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Itten në minutën e 49-të pas asistimit të Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar u bë vet protagonist pasi shënoi një supergol në minutën e 84-të dhe iu dha një mesazh atyre që e kritikuan për ndeshjen me Kosovën.

Golin e tretë në ndeshje e shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e dytë shtesë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Zvicra është e para në grup me 14 pikë, tri pikë më shumë se Izraeli. /IndeksOnline/