Kërcënuan policët në Pejë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për kanosje të zyrtarëve policorë në Pejë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën rreth orës 17 e 45 minuta, transmeton IndeksOnline.
“Pejë 12.09.2023-17:45. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit kanë penguar dhe kanosur personat zyrtarë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/