75 Mall Live Search
13:46 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / L K

Handanovic largohet nga futbolli, merr një rol të ri te Interi

Samir Handanovic ka vendosur të thotë mjaft dhe të lërë futbollin.

Pas largimit nga Interi ai nuk mori oferta të kënaqshme që do t’i lejonin të vazhdonte karrierën e tij të gjatë prej 566 ndeshjesh në Serie A , 380 prej të cilave për Nerazzurrët.

Slloveni do të ketë një rol të ri që do t’i lejojë të qëndrojë në Inter si bashkëpunëtor, duke vazhduar aventurën e tij në botën e futbollit në një rol jo teknik.

Handanovic është 39 vjeçar, ndërsa para Interit ishte pjesë edhe e Udineses në futbollin italian./Indeksonline/