Me bluzë të zbërthyer Kendall shfaqet plotë stil

Kendall Jenner është parë bashkë me të dashurin e saj Bad Bunny në NY mbrëmjen e djeshme.
Çifti, i cili për herë të parë bëri publike romancën në muajin shkurt, shijuan një darkë romantike në qendrën e famshme, Carbone, transmeton Indeksonline.

27 vjeçarja dukej elegante me një bluzë krem dhe pantallona të zi.

Pjesën e sipërme e la të zbërthyer për të ekspozuar barkun e tonifikuar.
Ndërsa Bunny u shfaq me një këmishë të bardhë me vija, pantallona të zi dhe këpucë të zeza lëkure. Ai ishte pas saj teksa hynë me shpejtësi në restorant./Indeksonline/

