Podujevë: Arrestohet 21 vjeçari i kërkuar për dhunim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot është arrestuar i dyshuari E.A i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës për veprën penale dhunim.
Në njoftimin e policisë, thuhet se i dyshuari ka pasur aktive urdhëresën e gjykatës, dënim me tri vjet burgim për veprën dhunim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Sot nga njësite të stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar:
• E.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (denim me tri vite burgim) për veprën dhunim”, thuhet në njoftimin e policisë.