75 Mall Live Search
14:19 / E Premte, 15 Shtator 2023 / L K

Ky është flamuri i “ustashëve” që mund t’i kushtoj rëndë Kroacisë

Flamuri USTA, i ndaluar me ligj të Republikës së Kroacisë, është shfaqur në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Letonisë (5:0), e cila u luajt në kuadër të Euro kualifikueseve në Rujevica të Rijekës.

Aty u soll dhe u përhap nga tre spektatorë. Ata u identifikuan dhe u dënuan.

“Për qëllime informative, Federata Kroate e Futbollit publikoi një foto që dëshmon sjelljen dhe shfaqjen e paligjshme të flamurit ustash, të ndaluar me ligj të Republikës së Kroacisë. Siç shihet, në këndin e sipërm majtas të flamurit ka një të ndaluar , simbol ustash” thuhet në njoftimin e Federatës Kroate të Futbollit.

Gjykata Komunale në Rijekë ka njoftuar Federatën Kroate të Futbollit se ndaj dy të pandehurve është dhënë aktgjykim për kundërvajtje në ndeshjen e kualifikimeve për eurokualifikimin ndërmjet Kroacisë dhe Letonisë.

Por pavarësisht kësaj, UEFA pritet të dënoj rëndë Kroacië për këtë flamur, por edhe për thirrjet raciste ndaj Letonisë.

Ndalimi i tifozëve në stadium dhe gjoba të mëdha financiare parashihet të jenë dy nga dënimet për Kroacinë nga UEFA./Indeksonline/