75 Mall Live Search
10:12 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Një grua rrah nënën e saj në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në orët e para të së premtes, është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte.

“Ferizaj  15.09.2023 – 02.:30. Është arrestuar e dyshuara  kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.