Në Laushë fillon ndërtimi i memorialit ku UÇK doli për herë të parë

Deputetët Ganja e Mergimi kanë përuruar punimet në Llaushë të Skenderajt, por munguan shumë ish komandantë.
Në Llaushë të Skenderajt është bërë fillimi i ndërtimit të memorialit të daljes publike të UÇK-së.

Shfaqja e ushtarëve të uniformuar ishte bërë zyrtarisht me 28 Nëntor 1997 në varrimin e mësuesit, Halit Geci.
Sot në ceremoninë e fillimit të punëve munguan shumë protagonistë të asaj kohe, por nuk munguan deputetët Ganimete Musliu dhe Mergim Lushtaku, që hodhen nga një “kaci” për përurim.

Nënkryetari i Komunës, Sami Lushtaku, përmes një postimi shkroi se ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, për luftën dhe sakrificën e popullit tonë.

Postimi i plotë
Sot filluam ndërtimin e memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë, në vendin ku për herë të parë me 28 Nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht në skenë, për t’i treguar popullit tonë por edhe gjithë botës, se ky vend ka djem e vajza që do të luftojnë dhunën dhe mizoritë e regjimit serb në Kosovë.
Ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, për luftën dhe sakrificën e popullit tonë!