Dy të vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në Ozdrim të Pejës

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur më herët në Ozdrim të Pejës.
Burime të Indeksonline pohojnë se një tjetër person ka pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e aksidentit.
Viktimat dyshohet të kenë qenë duke ecur kur janë goditur me veturë nga një i dyshuar.
I dyshuari, drejtues i veturës, raportohet të jetë vetëdorëzuar në polici.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin…