Draxler arrin në Katar, kryen testet mjekësore
Julian Draxler ka zbarkuar në Katar.
Futbollisti gjerman do ta vazhdoj karrierën te skuadra e Al Ahlit, shkruan IndeksOnline.
Draxler ka kryer testet mjekësore, ndërsa Al Ahli ka arritur marrëveshje me PSG-në për këtë transferim.
Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
29-vjeçari sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra e Benficas, ndërsa pas rikthimit te PSG, trajneri Luis Enrique ia ka bërë të qartë se nuk është në planet e tij./IndeksOnline/