75 Mall Live Search
09:50 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / L K

Shkeli rregullat e referimit, gjyqtari u fut në fushë për t’i pasuar topin Kepas (Pamje)

Një veprim i pazakontë është parë mbrëmë në ndeshjen mes Real Madridit e Real Sociedadit.

Kur po luhej minuta e 83 e ndeshjes, referi anësor Pau Norbert Cebrián Devis, hyri disa metra në fushën e lojës për të pasuar topin tek Kepa që po tentonte të zhagiste lojën.

Kjo rregull e futbollit ka shumë vite që është eliminuar dhe se gjyqtarët nuk kanë të drejt të asistojnë me topa lojtarët në fushë dhe aq më pak një gjyqtar anësor.

Veprimi i anësorit pritet të raportohet në Komitetin Teknik të Gjyqtarëve./Indeksonline/