75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 19 Shtator 2023 / A. M.

Aksioni për kriptovaluta, IPK dhe Policia japin detaje!

Njësia Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është duke kryer një operacion policor në disa lokacione të ndryshme në rajonet e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për  Hetimin e Krimeve Kibernetike është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, në disa rajone të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Kujtojmë se ky operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

IPK do ju informoj gjatë ditës për ecurinë e operacionit dhe veprimet e ndërmarra në konsultim me prokurorin e rastit në zbatim të urdhëresës së gjykatës.