OneFor, aplikacioni për shërbime financiare dixhitale tashmë dhe në Kosovë

Pas një përvoje të suksesshme në Bashkimin Evropian, OneFor ka lansuar aplikacionin më inovativ të ofrimit të shërbimeve financiare dixhitale në vend, duke sjellë një përvojë të re në menaxhimin e financave.
Yll Dushi, drejtor i OneFor për Kosovë në një intrervistë për “Indeksonline”, ka pohuar se OneFor është një aplikacion inovativ dhe i sigurtë.
“OneFor” është një aplikacion i cili është shumë i sigurtë. Kemi punuar me standardet më të larta evropiane, për mbrojtjen e të dhënave, për procesimin e të dhënave dhe për sigurinë e transaksionit. Është një aplikacion gjithëpërfshirës , është në të gjithë Kosovën, në çdo cep të Kosovës. Është i qasshëm për të gjithë, mjafton me pas një telefon mobil dhe qasje në internet dhe me shkarku aplikacionin dhe me fillu me perdor”, ka thënë ai.
Të gjitha detajet rreth aplikacionit OneFor, i gjeni në intervisten e realizuar me drejtorin e OneFor për Kosovë, Yll Dushi: