75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / A. M.

Paraqiten para Gjykatës serbët e dyshuar për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar dje tre persona të nacionalitetit serb për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Ata sot janë paraqitur para Gjykatës Themelore ku edhe do të jepet verditikti fillestar për këta të dyshuar. Indeksonline po ndjek nga afër këtë proces.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale shpjegoi se tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët  të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim derisa pritet që tu caktohet masa e paraburgimit. /Indeksonline/