Arrestohet një femër në Prishtinë, në gjendje të dehur sulmoi policët

Një femër është arrestuar në Prishtinë, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës.
“Prishtinë 21.09.2023 – 23:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./Indeksonline/