E shantazhonte një grua për publikimin e videove intime, arrestohet një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjilan pasi ka shantazhuar një grua për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime.
Njësitë relevante policore ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale, për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime. Nga njësitë relevante policore janë ndërmarr veprime hetimore për t’i identifikuar personat e dyshuar, më 22.09.2023, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.