75 Mall Live Search
20:24 / E Shtunë, 23 Shtator 2023 / C E

Burnley – Manchester United, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e Premier Ligës, Burnley – Manchester United.

Një seri prej tri humbjes të thella për Burnley pasuan me një ndeshjen e fundit 1-1 që ishte një rezultat i mirë për ta kundër Nottingham Forest, pavarësisht se VAR anuloi një gol të tyre në një mënyrë kontraverse.

Burnley nuk ka humbur kaq shumë ndeshje në shtëpi që prej sezonit 2020/21, kështu që Kompany duhet që të forcohet shumë në mënyrë që të bëjë një ndeshje të mirë kundër rivalit të tij të vjetër Manchester United.

Ndoshta edhe orari nuk ishte shumë i mirë për Burnleyn pasi që ata kanë pasur ndeshje të vështira këtë fillim.

Por, as Manchester United nuk është se janë duke bërë ndeshje të mira.

Erik ten Hag ka pasur një skuadër me ulje dhe rënie derisa ata kanë humbur në tri ndeshjet rresht në Premier Ligë dhe Ligë të Kampionëve duke marrë më shumë se tre gola, gjë që nuk i kishte ndodhur kësaj skuadre që nga dhjetori i vitit 1978.

Rekordi negativ i Djajve të kuq vjen pas katër humbjeve të tyre në gjashtë ndeshjet e para, edhe kjo gjë ndodh për herë të parë që nga sezonin 1986/87, sezoni ku Ron Atkinson u zëvendësua nga Alex Ferguson.

Tri nga këto humbje kanë qenë në udhëtim, ndeshje që nuk kanë qenë të mirëpritura viteve të fundit.

Kompany ka startuar me Amdounin e vetëm në sulm sonte derisa belgu ka rreshtuar skuadrën e tij në formacionin 4-2-3-1.

Në anën tjetër, Erik Ten Hag vjen me formacion 4-3-1-2 e ku më përpara janë Hojlund dhe Rashford me Bruno Fernandes që do të jetë më i avancuar se treshja e mesfushës Casemiro, Mejbri dhe McTominay.

Formacionet zyrtare:

BURNLEY:

MANCHESTER UNITED: Onana, Dalot, Lindelof, Evans, Reguilon, Casemiro, Hannibal, B.Fernandes, McTominay, Rashford, Hojlund