75 Mall Live Search
08:45 / E Diele, 24 Shtator 2023 / Gj. Sh

Mbyllet kufiri në Bërnjak

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një polic me gradën e rreshterit ka mbetur i vrarë si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër zyrtar policor kufitar është plagosur.

Policia e Kosovës për shkaqe sigurie aktualisht ka mbyllur pikën kufitare në Bërnjak derisa ajo në Jarinje vazhdon të mbetet e lirë.

IndeksOnline do të vazhdojë të ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet në veri.