75 Mall Live Search
10:10 / E Diele, 24 Shtator 2023 / LB

Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës.

Kjo mbledhja mbahet pas zhvillimet në veri të vendit, ku një polic ka mbetur i vrarë, e një tjetër është plagosur nga sulmet mbi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.

Krerët më të lartë të shtetit kanë dënuar këtë sulm duke e vlerësuar si akt terrorist.