75 Mall Live Search
10:34 / E Diele, 24 Shtator 2023 / mp

Tensionet në Veri: Ngrihet gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore

Pas ngjarjeve të ndodhura në Leposaviq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë, thuhet në njoftim.

“Njëkohësisht, ShSKUK njofton se mbrëmë mjekët e Spitalit të Mitrovicës dhe pastaj ata të QKUK-së, kanë trajtuar policët e plagosur të cilët pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme janë jashtë rrezikut për jetë”.

ShSKUK u shpreh ngushëllime të thella familjes së policit të vrarë dhe të plagosurve ju uron shërim të shpejtë.