75 Mall Live Search
15:52 / E Diele, 24 Shtator 2023 / LB

Sonte ndizen qirinj për Policin e rënë sot në krye të detyrës

Sonte në orën 19:00, para Stacionit Policor Qendër (rr. Luan Haradinaj), në Prishtinë, bëhet ndezja e qirinjve për Policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj.

Ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.