Hovenier deklarohet pas takimit me Kurtin: S’kemi për të thënë diçka më shumë

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot ka shkuar në zyre të kryeministrit Albin Kurti për takim pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u lëndua.
Hovenier para gazetarëve tha se nuk ka diçka më shumë sesa ato që ka thënë në deklaratën e lëshuar për media pak më herët ku dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe kërkoi që autorët të sillen para drejtësisë.
“S’kemi për të thënë diçka më shumë se reagimet që i kemi lëshuar”, tha shkurt Hovenier.