75 Mall Live Search
19:02 / E Diele, 24 Shtator 2023 / AR

Bllokohet rruga afër Stacionit Policor në Prishtinë, ndizen qirinj për policin që u vra në detyrë

Është bllokuar një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj” në Prishtinë, saktësisht para Stacionit Policor Qendër.

Kjo për arsye se do të bëhet ndezja e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Për nderim të policit Bunjaku, do të merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj.