75 Mall Live Search
00:03 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / AR

Aksioni i sotëm në veri, “Danke Deutschland”

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen që i dha Kosovës për aksionin e së dielës në veri.

Ajeti ndau reagimet e figurave të larta të Gjermanisë teksa dënuan ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Përmbledhje e një dite tragjike, e një pasqyre të paharrueshme dhe e një miqësie të fortë e tradicionale që bazohet në vlera të përbashkëta 🇽🇰🤝🇩🇪🇪🇺”, ka shkruar ai.