75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / L K

Kandidati socialist kryeson bindshëm në Kukës/ Rama: Drejt kurorëzimit të një fitoreje shembullore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bëre të ditur se janë numëruar më shumë së gjysma e kutive të votimit për Bashkinë e Kukësit.

Ndërsa, Partia Socialiste ka një avantazh të pakthyeshëm, kështu e cilësoi Edi Rama.

Rama falënderoi qytetarët e tij për besimin, përcjell IndeksOnline.

Kujtojmë se kandidati nga PS-ja është Albert Bislim Halilaj, deri më tani më 62.76% të votave.

Postimi i plotë:

Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin🙏

FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE