75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / S Z

Ditë zie në Kosovë, anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kosova sot ka shpallur ditë zie shtetërore, për policin Afrim Bunjakun, i cili u vra nga grupet kriminale serbë gjatë së dielës në Banjskë të Zveçanit.

E Kuvendi i Kosovës ka anuluar mbledhjen e kryesisë, e cila ishte paraparë të mbahet sot. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, kjo është bërë me kërkesë të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/