Gjendet i vdekur edhe sulmuesi i katërt në Banjskë të Zveçanit

I dyshuari i katërt për sulmin e djeshëm në fshatin Banjskë të Zveçanit është gjetur i vdekur në malin e këtij fshati. Lajmin e ka konfirmuar prokurori Naim Abazi.
Pranë tij është gjetur një kallashnikov dhe disa karikatorë.
Numri zyrtar i terroristëve serbë të vrarë tani është katër dhe deri në fund të ditës pritet të dihet epilog i saktë nga aksioni i djeshëm./Indeksonline/