75 Mall Live Search
19:10 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / LB

Daut Haradinaj: Goditja ndaj atyre që ia mësyjnë Kosovës, do të jetë e pa mëshirshme

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të policit, Afrim Bunjaku.

Daut Haradinaj ka thënë se 48-orëshi i fundit është mesazh për të gjithë ata që kanë plane terroriste kundër Kosovës.

Postimi i plotë:
Lamtumirë hero Afrim Bunjaku! Policia e Kosovës është garanca e rendit dhe ligjit në Republikën tonë, e tillë do qëndrojë, amanet i heronjve të saj. Dëshmia e këtyre 48 orëve është mesazh për të gjithë ata që kanë plane terroriste kundër Republikës së Kosovës. Goditja ndaj tyre do të jetë e pa mëshirshme!Falemnderit për shërbimin!