Shqiptarja konkurron në ”The Voice of Germany”, flet shqip me Dardan i cili është anëtar jurie

Për herë të parë në Gjermani po zhvillohet spektakli i parë i The Voice por që i dedikohet ekskluzivisht repit.
Si trajnerë “The Voice of Germany” ka zgjedhur Kool Savas dhe reperin Dardan.
Gara muzikore që do të zhvillohet çdo të enjte, në natën e parë solli një konkurrente shqiptare, e cila u paraqit me duetin e Noizyt dhe Loredanës ”Heart Attack”.
Erda Havolli, vetëm 19 vjeç, zgjodhi reperin me prejardhje shqiptare edhe pse të dy e kthyen karriken për performancën e saj.
Madje Erda dhe Dardan shkëmbyen edhe një bisedë në gjuhën shqipe.