Kurti bënë homazhe në 25 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme të Drenasit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe me Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, bënë homazhe në 25 vjetorin e rënjës së familjes Deliu dhe tre dëshmorëve Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.
Kurti përkujtojë familjen Deliu, 23 anëtarshe që u masakrua nga forcat e armatosura serbe.
Ndërsa bënë thirrje për angazhim organeve tona të drejtësisë se këto janë fakte të pamohueshme të krimeve të kryera të Serbisë, gjenocidit të Serbisë për të cilat ende nuk ka të dënuar.
“Këto janë fakte të pamohueshme të krimeve të kryera të Serbisë, të gjenocidit të Serbisë, për të cilat ende nuk ka të dënuar. Andaj u bëjmë thirrje për angazhim organeve tona të drejtësisë”, ka thënë Kurti.