75 Mall Live Search
12:38 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / L K

Lëndimi i dorës, Gnabry do t’i mungojë për një kohë Bayernit

Serge Gnabry do të operohet këtë të mërkurë pas një frakture të parakrahut të majtë që pësoi dje në ndeshjen e kupës.

Gnabry u përplas me portierin kundërshtar, Johannes Schenk që në minutën e katërt dhe pas dhimbjeve që kishte u detyrua të dal nga loja në minutën e 11.

Rikthimi i Gnabry pritet të ndodhë në muajin nëntor./Indeksonline/