Newcastle i fort për Manchester Cityn, e eliminon nga EFL Cup

Newcastle United e ka mposhtur Manchester Cityn në 1/16 e EFL Cup, dhe e ka eliminuar nga kjo garë.
“Laraskat” fituan sonte me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitores për Newcastlin e ka shënuar Alexander Isak, në minutën e 53-të.
Në 1/8 e finales sonte kanë kaluar edhe Liverpuli, Arsenali, Chelsea, West Ham, Fulham, Everton, blackburn, dhe Bournemouth./IndeksOnline/