75 Mall Live Search
10:04 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / MSH

Dështon tentativa për grusht shtet në Burkina Faso

Është bërë më pak se një vit prej kur Burkina Faso kaloi nën udhëheqjen e kapitenit të grupit ekstremist, Ibrahim Traore.

Që nga ajo kohë, janë tentuar disa grusht shtete në këtë vend, ku ka nisur kryengritja islamike.

Shërbimet inteligjente të vendit kanë njoftuar se të martën e kanë penguar një tjetër grusht shtet të organizuar nga oficerë, të cilët thuhet se po tentonin të krijonin trazira.

Sipas autoriteteve, disa persona janë arrestuar, por që nuk janë ndarë shumë detaje.

Ushtria e Ibrahim Traores duket se ka pasur telashe kohët e fundit, pasi oficerët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

Të martën, thashethemet për një rebelim në rritje çuan qindra njerëz të dilnin në rrugët e kryeqytetit, Ouagadougou, në mbështetje të juntës, shkruan BBC.

Në po të njëjtën ditë, autoritetet i ndaluan punën gazetës në gjuhën franceze, duke e akuzuar për ekspozim informacionesh.