75 Mall Live Search
20:02 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / Gj. Sh

Napoli del me deklaratë zyrtare për rastin e Victor Osimhen

Skuadra e Napolit, ka dal me një deklaratë zyrtare për rastin e Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian ditët e fundit ka pasur disa probleme me klubin, pasi ata kanë postuar një video në faqen zyrtare në Tik Tok, duke u tallur me futbollistin, shkruan IndeksOnline.

Klubi i Napolit përmes një deklarate kanë thënë se nuk donim të ofendonin apo të talleshim me Victor Osimhen, pasi ai është një thesar i klubit.

Deklarata e plotë:

”Calcio Napoli, duke dëshiruar të shmangë çdo shfrytëzim të çështjes, thekson se kurrë nuk donim të ofendonim apo të talleshim me Victor Osimhen, i cili është një thesar i këtij klubi.

Si provë e kësaj, gjatë tërheqjes së stërvitjes verore, Klubi refuzoi me ngulm çdo ofertë që ishte marrë për transferimin e sulmuesit jashtë vendit.

Mediat sociale, në veçanti TikTok, gjithmonë kanë përdorur një formë shprehëse të gjuhës me zemër të lehtë dhe kreativitet, pa dashur që, si në rastin me Osimhen si protagonist, të kenë ndonjë qëllim fyerje apo tallje.

Në çdo rast, nëse Victor perceptonte ndonjë ofendim ndaj tij, kjo nuk ishte ajo që klubi synonte.” thuhet në deklaratën e Napolit./IndeksOnline/