Putin takon ish-komandantin e Wagner: Që nga sot, ti punon për mua

Presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur duke u takuar me një nga ish-komandantët e grupit ëagner, Andrei Troshev.
Në takim është diskutuar se si njësitë vullnetare mund të luftojnë në Ukrainë, me Kremlinin që thotë se mercenari tani punon për ministrinë e mbrojtjes.
Putin u ofroi mercenarëve një shans për të vazhduar luftën dhe propozoi që Troshev të merrte drejtimin nga Prigozhin.
“Ju vetë keni luftuar në një njësi të tillë për më shumë se një vit. Ju e dini se çfarë është, si bëhet, ju i dini çështjet që duhet të zgjidhen paraprakisht në mënyrë që të mund të kryhen përpjekjet luftarake. në mënyrën më të mirë dhe më të suksesshme” i ka thënë Putin, Troshevit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për agjencinë e lajmeve RIA se Troshev tani “punon në Ministrinë e Mbrojtjes”./Indeksonline/