Zjarri në Fushë Kosovë/ Katër persona marrin tretman mjekësor (Video)

Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.
“Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor)”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.
Ajo ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./IndeksOnline/