75 Mall Live Search
09:18 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

Plagosja në “Dardani”, viktima jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që u plagos dje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë, sipas informacioneve të fundit.

Sipas policisë, i dyshuari për tentim vrasje gjendet ende në arrati.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se në lagjen Dardani Prishtinë, viktima mashkull kosovar, ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.