Trajneri i Dritës i gëzohet fitores në derbin e Anamoravës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/10/Akis-Vavalis-1130x635-1.jpg)
Drita triumfoi 2-0 ndaj Gjilanit në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Akis Vavalis ka thënë se është tejet i lumtur që ia dolën ta fitonin derbin e Anamoravës.
“Është fitore e rëndësishme, është fitorja e tretë rresht”, ka deklaruar trajneri grek për ArtSport.
“Kemi lojtarë të shkëlqyer që kanë vuajtur shumë. Është ndeshja e tretë brenda shtatë ditësh, ndërsa Gjilani kishte një ditë më shumë në dispozicion”.
“Në pjesën e parë nuk kemi krijuar shumë raste, ndërsa në të dytën kemi shfrytëzuar më mirë hapësirat”.
“Është fitore e rëndësishme për lojtarët, për ekipin, për tifozët”, ka shtuar Vavalis.