75 Mall Live Search
07:48 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / A. M.

Moti sot: Më i nxehtë se dje, temperaturat deri në 25 gradë

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes 5 e 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 e 25 gradë.

Komunat me temperaturat më të larta do të jenë Gjakova dhe Prizreni me 25 gradë, ndërsa minimalen e ditës do ta mbajë Dragashi me 5 gradë Celsius.